29/08/2006
SHKUP, Maqedoni -- Qeveria e re u formua zyrtarisht të hënën ( 28 gusht) pas miratimit parlamentar të shtunën vonë. Nikola Gruevski, 35 vjeç, kreu i partisë VMRO-DPMNE pason Vlado Buçkovskin si kryeministër. Sipas një deklarate pasurie botuar në uebsajtin e partisë, Gruevski ka 44,000 euro dhe jo prona të patundshme apo makinë të regjistruar në emrin e tij. Të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE në kabinet paraqitën deklarimet e pasurive për të demonstruar qëndrimin e tyre kundër korrupsionit. (UPI, Makfax - 28/08/06)