Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Tihiç do të konkurrojë për termin e dytë si anëtari boshnjak i presidencës së BiH

28/06/2006

SARAJEVË, Bosnj; dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryesia e Partisë Boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA) vendosi njëzëri të martën (27 qershor) të propozojë kreun e SDA Sulejman Tihiç si kandidatin e vet për anëtarin boshnjak të presidencës tre-palëshe të BiH në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit. Tihiç do të konkurrojë kështu për një mandat të dytë. Kryesia e SDA vendosi gjithashtu t; propozojë Adil Osmanoviç për president të Republika Srpska.

Ndërkohë, komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn ka afirmuar ripohuar angazhimin e Bashkimit për të vazhduar mbështetjen e BiH. Megjithatë, ai u bëri thirrje edhe politikanëve lokalë të jenë të përgjegjshëm gjithashtu. Në një intervistë me Dnevni avaz, botuar të mërkurën, Rehn kritikoi vonesat në reformat vendimtare policore dhe në bashkëpunimin me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës. (Dnevni avaz - 28/06/06; RTRS, Srna, Pincom.info, Fena - 27/06/06)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes