02/05/2006
BUKURESHT, Rumani -- Rreth 1,000 vetë lanë shtëpitë kur një pritë e Danubit u ça pranë fshatit Makesu de Jos të hënën (1 maj). Rreth 400 shtëpi u përmbytën nga uji që u ngrit me shpejtësi. Rrjedha e Danubit u mat në 13.3 metra kub për sekondë të hënën, dy herë më tepër se volumi normal për këtë kohë të vitit. Dy javë më parë, lumi arriti një rrjedhje rekord prej 15.9 metra kub. Rreth 16,000 vetë janë evakuar deri tani, me vetëm 2,000 të kthyer në shtëpitë e tyre. Kryqi i Kuq rumun bëri një thirrje ndërkombëtare të hënën për ndihmë humanitare. Në Bullgarinë fqinjë, autoritetet kanë nisur një punë të madhe pastrimi në qytetet dhe fshatrat përgjatë Danubit. (Nine o'clock - 02/05/06; AFP, Reuters, Rompres - 01/05/06)