Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Parlamenti maqedonas miraton kodin e ri zgjedhor

30/03/2006

SHKUP, Maqedoni -- Parlamenti miratoi të mërkurën (29 mars) kodin e ri zgjedhor të vendit parë si një nga parakushtet e mëdha për zgjedhje të rregullta e demokratike më pas këtë vit. Kodi parashikon midis të tjerash, që ligjbërësit do të zgjidhnin Komisionin Shtetëror Zgjedhor (SEC) shtatë-vetësh me dy të tretat e shumicës, siç u propozua nga opozita. Anëtarët e SEC do të caktohen për një afat pesë-vjeçar me opsionin për rizgjedhje. Kodi i ri parasheh gjithashtu ristrukturimin e paneleve zgjedhore të komunave për të përfshirë tre përfaqësues nga administrata publike, një nga partia në pushtet dhe një nga çdo parti kryesore e opozitës.

Gjithashtu të mërkurën, përfunduan në Shkup dy ditë bisedimesh mbi liberalizimin e vizave të BE për shtetasit maqedonas. Në të, Shkupi përmendi përparimin e bërë në reformimin e sektorëve të brendshëm e gjyqësorë. BE nuk njoftoi ndonjë vendim. (Macedonian Government Web site - 30/03/06; Telma TV, A1 TV - 29/03/06)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes