03/01/2006
SHKUP, Maqedoni -- Një ligj i ri që kufizon duhanpirjen hyri në fuqi të hënën (2 janar) në Maqedoni. Pirja e duhanit ndalohet tani në transportin publik, në shkolla, universitete dhe në veprimtari të mbyllura kulturore e sportive. Zyrat qeveritare, baret dhe restaurantet duhet të ngrejnë zona për mospirje duhani. (AP - 02/01/06)