15/12/2005
BRUKSEL, Belgjikë -- Përfaqësuesit qeveritarë të pesë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina (BiH), Kroacia, Maqedonia dhe Serbi-Mali i Zi miratuan një strategji të re për politikat e azilit, migracionit dhe vizave gjatë një konference organizuar nga Komisioni Evropian të mërkurën (14 dhjetor) në Bruksel. Takimi u mbajt në kuadrin e programit Ndihma a Komunitetit të BE për Rindërtimin, Zhvillimin dhe Stabilizimin (CARDS). Zëvendësministri i Sigurimit i BiH Dragan Mektiç thotë se strategjia e re ka për qëllim harmonizimin e kornizave përkatëse ligjore në pesë vendet në përputhje me standardet evropiane, të cilat nga ana e tyre do të shpinin në liberalizimin e regjimit të vizave në të ardhmen.
Në lajme të tjera, presidentët e Bullgarisë, Serbi-Malit të Zi dhe Maqedonisë filluan një takim dy-ditor të enjten në Ohër. Ata po diskutojnë çështje lidhur me bashkëpunimin rajonal, projektet e infrastrukturës në rajonet kufitare dhe bisedimet e statusit të Kosovës. (Dnevni avaz, Makfax, BNR - 15/12/05; Albanian News - 14/12/05)