17/10/2005
ZAGREB, Kroaci -- Parlamenti kaloi njëzëri të premten (14 tetor) një rezolutë mbi udhëzuesin strategjik të vendit në negociatat e pranimit me BE. Rezolucioni thotë se do të bëhet gjithshka për të garantuar që Kroacia të hyjë në BE përpara vitit 2009 dhe se negociatorët kroatë duhet të kërkojnë kushtet më të mira të mundshme në përshtatjen e legjislacionit kombëtar me ligjet e BE.
Ndërkohë në fundjavë, ministria e brendshme njoftoi se janë parandaluar rreth 58,000 raste të migracionit të paligjshëm gjatë pesë viteve të shkuara. Zëdhënësi i ministrisë Josip Paraxhik tha se shumë raste përfshijnë shqiptarë dhe shqiptarë të Kosovës. (Vecernji list - 16/10/05; HINA, HIC - 14/10/05)