17/10/2005
BUKURESHT, Rumani -- Autoritetet eliminuan mijra shpendë shtëpiakë të dielën (16 tetor) në një përpjekje për të ndalur një epidemi të gripit të shpendëve. Hyrje-dalja në dy fshatrat ku janë gjetur shpendë të infektuar është kufizuar. Autoritetet kanë urdhëruar fermerët të mos i nxjerrin shpendët jashtë dhe janë zotuar të gjobisin shkelësit. Një laborator britanik po teston kampionët e rinj nga shpendët e ngordhur mbledhur në vende të ndryshme në Rumani, ndonëse nuk janë përcaktuar raste të reja të sëmundjes deri tani. Rumania ka në plan të diskutojë çështjen me vendet fqinje, veçanërisht Bullgarinë dhe Ukrainën. Rreth 100,000 vetë në zonat e prekura në Rumani janë vaksinuar kundër virusit.
Në Turqi ndërkohë, zyrtarët njoftuan se një shpërthim i ngjashëm, është kontrolluar. Testet e 1,000 shpendëve të eliminuar së fundmi nuk kanë treguar prova të sëmundjes. (Rompres, Nine o'clock - 17/10/05; AP, Reuters, Turks.US, AFP - 16/10/05)