12/07/2005
TIRANË, Shqipëri -- Një stërvitje ushtarake shumëkombëshe e quajtur "Angazhimi Adriatik 2005" filloi të hënën (11 korrik) me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Rreth 1,500 trupa nga korpuset e marinës dhe flotës detare të SHBA, forca tokësore, zhytësa dhe helikopterë shqiptarë dhe një kompani inxhinierike maqedonase po marrin pjesë në stërvitjen tre-javore.
Në lajme të tjera, një tërmet i fortë me magnitudë 6 sipas shkallës Rihter tronditi Shqipërinë verilindore të dielën. Ai u ndje në Tiranë, Kosovë dhe Malin e Zi . Nuk u raportuan viktima por 18 shtëpi u shkatërruan. (Albanian News - 12/07/05; MIA - 11/07/05)