09/06/2005
BUKURESHT, Rumani -- Një gjykatë të mërkurën (8 qershor) kundërshtoi orvatjen e ministrisë së ekonomisë për të shtyrë grevën 20-ditore nga mekanikët e trenave dhe punonjësve të tjerë të sektorit hekurudhor. Ministria kishte kërkuar një shtyrje 30 ditore duke përmendur nevojat për të rregulluar dëmet në infrastrukturën hekurudhore shkaktuar nga përmbytja e fundit. Gjykata, megjithatë, e prapsoi kërkesën dhe vendosi se greva mund të vazhdonte. Punëtorët po kërkojnë një 10 përqind rritje pagash midis të tjerash. (Nine o'clock - 08/06/05)