09/06/2005
STRASBURG, Francë -- Këshilli i Evropës njoftoi se qyteti shqiptar i Durrësit do të presë të premten (10 qershor) një konferencë rajonale mbi luftën kundër korrupsionit. CoE dhe Nisma Anti-korrupsion e Paktit të Stabilitetit po bashkëorganizojnë veprimtarinë dy-ditore së bashku me autoritetet shqiptare. Përfaqësues të Shqipërisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Kroacisë, Moldavisë, Rumanisë dhe Serbi-Malit të Zi, përfshirë Kosovën, pritet të marrin pjesë. (CoE Web site, Tanjug - 08/06/05)