09/06/2005
BERLIN, Gjermani -- Kancelari Gerhard Shrëder u takua me Kryeministrin maqedonas Vlado Buçkovski në Berlin të mërkurën (8 qershor) dhe tha se ai beson se shembulli maqedonas demonstron rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE në stabilizimin e Ballkanit. Shrëderi thotë se zgjerimi është njëlloj i rëndësishëm për vetë BE. Buçkovski viziton të enjten Munihun për t'u takuar me përfaqësuesit e biznesit gjerman dhe për të nënshkruar një memorandum mirëkuptimi midis Shkupit dhe Siemens.
Në lajme të tjera, Maqedonia dërgoi të mërkurën garancitë qeveritare në gjykatën e Hagës duke kërkuar lirimin e përkohshëm të ish ministrit të brendshëm Ljube Boshkovski dhe ish oficerit të sigurimit Johan Tarkulovski. Ata janë akuzuar për krime të luftës, rrjedhur nga konflikti ndëretnik i 2001 në Maqedoni. (Macedonian Government Web site, A1 TV, Telma TV, Vecer - 09/06/05; Macedonian Government Web site, A1 TV - 08/06/05)