Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Ministri i jashtëm çek siguron Beogradin se procesi i zgjerimit të BE do të vazhdojë

09/06/2005

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Pas një takimi me Presidentin serb Boris Tadiç në Begrad, Ministri i Jashtëm çek, Ciril Svoboda tha të mërkurën (8 qershor) se procesi i zgjerimit i BE do të vazhdonte. Svoboda arriti në Serbi-Malin e Zi për një vizitë dy-ditore më parë gjatë ditës. Ai shprehu përkrahjen çeke për përpjekjet e bashkimit federal për t'u bashkuar me BE dhe NATO. Më pas, Svoboda dhe Presidenti i Serbi-Malit të Zi, Svetozar Maroviç diskutuan një marrëveshje mbi bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik që do të nënshkruhet në muajt që vijnë. Të enjten, Svoboda ka në plan të vizitojë Prishtinën dhe Podgoricën.

Në lajme të tjera, Tadiç udhëton të enjten në Maqedoni për të diskutuar çështjet e demarkacionit të kufijve. Ai i tha të përditshmes Dnevnike se UNMIK nuk është i autorizuar të merret me çështjen e demarkacionit të kufirit i cili është ndalur për shkak se ka kundërshtime nga Prishtina lidhur me seksionin e kufirit me Kosovën. (Makfax - 09/06/05; Beta, Tanjug, Telma TV - 08/06/05)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes