09/06/2005
SARAJEVË, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Pedi Eshdaun tha të mërkurën (8 qershor) se krerëve të BiH ose u kanë shteruar aftësitë për të përqafuar reformën ose po vuajnë nga një krizë e "çmendurisë së verës". Eshdaun foli në një konferencë shtypi një ditë pasi një grindje shpërtheu brenda kabinetit duke përfshirë kryeministrin e BiH Adnan Terziç dhe Ministrin e Jashtëm Mladen Ivaniç. Eshdaun tha se sherri mund të jetë tregues se administrata nuk është më e aftë për të bërë punën e vet, që do ta linte vendin "në një qëndrim të vdekur deri në zgjedhjet e ardhshme". Ai tha se i pëlqen të besojë se grindja do të thotë se politikanët janë gjithashtu njerëz, të pajisur me emocione. Problem është vendimi i Terziç për të shkarkuar Ivaniçin lidhur me një mosmarrëveshje për shefin e ri të inteligjencës së vendit. (Nezavisne novine - 09/6/05; OHR Sources, Fena, RTRS, PBS BiH - 08/06/05)