Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Del Ponte thotë se Kroacia nuk bashkëpunon sa ç'duhet

09/06/2005

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Kroacia nuk ka bërë aq përparim sa ç'duhet në përpjekjen për të arrestuar të fshehurin Ante Gotovina, thoshte në një raport për Këshillin e Sigurimit lëshuar të mërkurën (8 qershor) kryeprokurorja e OKB-së Karla del Ponte. Ajo i përshkruante përpjekjet e Zagrebit si as të përqëndruara e as bindëse duke shtuar se duheshin disa muaj të tjerë për të përcaktuar në se qeveria do të zbatonte planin e saj të ri për të kapur Gotovinën duke shkatërruar rrjetin e tij mbështetës. Komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn lëshoi një deklaratë të vetën duke i kërkuar Kroacisë të "shtonte përpjekjet e saj të fundit" dhe duke vënë në dukje se bashkëpunimi i plotë është çelësi për bisedimet e pranimit. Këto bisedime qenë planifikuar fillimisht për në mars. Sipas një raporti në të përjavshmen kroate Globus, del Ponte i tha një takimi të fundit të OSBE se Gotovina fshihej në Mostar, një qytet më së shumti populluar nga kroatë në Bosnjën dhe Herzegovinën fqinjë. (Bloomberg, EU Observer, Index.hr, Tanjug - 08/06/05)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes