09/06/2005
BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Shefi i marrëdhënieve me median i qeverisë serbe Srxhan Gjuriç mohoi të mërkurën (8 qershor) se kabineti ishte në bisedime me të paditurin për krime lufte Ratko Mlladiç rreth dorëzimit në gjykatën e Hagës. Një raport për këtë doli në të përjavëshmen Evropa të Beogradit. Publikimi citonte një burim pa emër që thoshte se Mlladiç po kërkon siguri financiare për familjen e tij dhe trajtim mjekësor për vete. (Nezavisne novine - 09/06/05; Tanjug, AP - 08/06/05)