09/06/2005
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Presidenti Xhorxh W. Bush vlerëson Turqinë si një aleat demokratik dhe një vend që punon për paqen në Lindjen e Mesme. Në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën (8 qershor), Bush theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis sy vendeve. Nga ana e tij, Erdogan tha se solidariteti midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Skot MekKlillan, Uashingtoni premtoi t'u drejtohet shqetësimeve të Turqisë lidhur me operacionet nga militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit që kanë bazat në Iranin e veriut. (WashingtonPost, International Herald Tribune, NTV, USA Today - 09/06/05; AFP, TurkishPress.com - 08/06/05)