22/03/2005
BERNË, Zvicër -- Gjatë një vizite në Zvicër të hënën (21 mars) Presidenti shqiptar Alfred Moisiu bëri thirrje për rritje të investimeve në vendin e tij, veçanërisht në turizëm e infrastrukturë. Moisiu dhe homologu i tij zviceran, Samuel Shmid vlerësuan gjithashtu gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe në sektorët e mbrojtjes e të kulturës.
Në lajme të tjera, presidenti i Këshillit të Kongresit Europian, Xhovani di Stasi arrin për një vizitë dy-ditore të martën në Tiranë. Ai do të takohet me Moisiun dhe zyrtarë të tjerë. (Albanian government Web site, CoE Web site - 21/03/05)