Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Dhoma e Përfaqësuesve e BiH miraton legjislacionin e krimeve të luftës

24/09/2004

SARAJEVË, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten (23 shtator) një paketë të ndryshimeve gjyqësore lidhur me ndjekjen e krimeve të luftës. Midis tyre janë amendamentet ndaj ligjit mbi gjykatat e BiH , ligjit mbi zyrën e prokurorit , ligjit mbi mbrojtjen e dëshmitarëve të kërcënuar e rrezikuar dhe ligjit mbi transferimin e rasteve nga gjykata e Hagës në zyrën e prokurorit të BiH.

Në lajme të tjera të enjten, Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar, Pedi Eshdaun u takua me Presidentin e Republikës Serbska (RS) Dragan Çaviç dhe Ministrin e Brendshëm të sapoemëruar të RS, Darko Matijaseviç. Krerët e RS thanë se duan të sigurojnë komunitetin ndërkombëtar se RS është plotësisht e vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me gjykatën e Hagës. (FENA - 23/09/04)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes