Burimi: Setimes, electionguide.org
Partia për Drejtësi e Zhvillim (AKP) me rrënjë islamike, fitoi një fitore vendimtare në zgjedhjet e përgjithëshme të 22 korrikut, me 46.6% të votave apo 340 vende në parlamentin 550 vendesh, e mjaftueshme për partinë për të formuar një qeveri pa parti të tjera. Partia pati më pak se 413 vende, të nevojshme për të bërë tre të katërtat e parlamentit, për të zgjedhur një president të ri dhe për të ndryshuar kushtetutën.
Dy partitë e tjera që kapërcyen pragun e 10% janë Partia Popullore Republikane (CHP) e cila mori 20.8% apo 111 vende dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) e cila mori 14.2% apo 71 vende.
24 të pavarur pro-kurdë fituan gjithashtu vende dhe pritet të formojnë grupin e parë politik pro-kurd në asamble që nga kreu i viteve 1990.
Pjesëmarrja në votime ishte 80%. Tetë vetë u plagosën në një numër incidentesh të vogla dhe pati demonstrata në disa krahina, duke kundërshtuar një president nga AKP.