Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në nëntor 2000 në provincën juglindore Siirt u anulluan dhe u thirrën zgjedhje të përsëritura, pas provave të parregullsive në votimin e nëntorit. Në zgjedhjet e reja, të zhvilluara më 9 mars 2003, Reçep Tajip Erdogan, udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet në Turqi fitoi një vend në parlament. Fitorja bëri të mundur që Erdogan të zëvendësojë bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Abdullah Gul si Kryeministër.
Rezultatet përfundimtare tregojnë se AKP fitoi 84.7 përqind të votave.