Burimi: OSBE; SETimes
Me një pjesëmarrje të votuesve ndjeshëm nën 50 përqind të kërkuar nga ligji, zgjedhjet presidenciale të 16 nëntorit në Serbi kanë dështuar. Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, e cila vëzhgoi zgjedhjet, rreth 39 përqind e votuesve të regjistruar shkuan në qendrat e votimit.
Nëse rezultati do të kishte qënë i vlefshëm, fituesi do të ishte ultranacionalisti Tomislav Nikoliç i Partisë Radikale Serbe. Nikoliç, në kundërshtim me parashikimet para-zgjedhore, mposhti ndjeshëm Dragoljub Miçunoviç të aleancës DOS në pushtet. Nikoliç mori rreth 1.2 milion vota ose 46.9 përqind. Miçunoviç fitoi 36 përqind ose rreth 900,000 vota.