Burimi: C4C
Informacioni i grumbulluar nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci tregon se Serbia nuk zgjodhi një president të ri në zgjedhjet e përsëritura presidenciale më 8 dhjetor 2002. Kjo ishte për shkak se vetëm 45.2 për qind, apo 2,950,000 votues u paraqitën në qendrat e votimit.
Prej votave të hedhura, Vojisllav Koshtunica fitoi 57.7 për qind ose 1,700,000 vota; Borisllav Peleviç 3.6 për qind ose 105,000 vota dhe Vojisllav Sheshelj fitoi 36.3 për qind ose 1,070,000 vota.
Zgjedhjet nuk janë riplanifikuar ende.
08/12/2002
zgjedhje presidenciale