Burimi: ElectionGuide.org
Serbia zhvilloi zgjedhje parlamentare të parakohëshme më 28 dhjetor 2003 pasi zgjedhjet presidenciale të vendit dështuan për herë të tretë. Partia Radikale Serbe (SRS) fitoi 28 përqind të votave dhe 82 vende në asamble. Më pas u rendit Partia Demokratike e Serbisë (DSS), me 18 përqind të votave dhe 53 vende. Partia Demokratike (DS) fitoi 37 vende dhe 13 përqind të votave; G17 Plus fitoi 34 vende dhe 12 përqind të votave; Lëvizja e Ringjalljes Serbe - Serbia e Re (SPO-NS) fitoi 8 përqind të votave dhe 22 vende dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) fitoi 8 përqind të votave dhe 22 vende. Pjesa tjetër e votave, 14 përqind, shkoi për partitë e tjera në kandidim. Pjesëmarrja e votuesve ishte 58.8 përqind.
![]() |