Burimi: Qendra për Zgjedhjet e Lira dhe Demokracinë, Beograd
Zgjedhjet vendore të Serbisë, të zhvilluara të dielën (19 shtator), shënuan pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve që prej vendosjes së sistemit shumë-partiak më 1990, ku vetëm 35 përqind e zgjedhësve shkuan në qendrat e votimit. Siç pritej, Partia Demokratike (DS) e Presidentit serb Boris Tadiç dhe Partia Radikale Serbe (SRS) ultranacionaliste u renditën në krye. Garat me rezultate të ngushta për bashkitë në Beograd dhe Novi Sad çuan në një raund të dytë votimesh, të zhvilluar më 3 tetor. Në garën në Beograd, Nenad Bogdanoviç i DS-së fitoi 50.3 përqind të votave (235,627), ndërsa Aleksandër Vuçiç fitoi 48.3 përqind (226,086). Në Novi Sad, Maja Gojkoviç e SRS-së fitoi 49.9 përqind të votave (60,347), ndërsa kundërshtari i saj i DS-së, Borisllav Novakoviç, grumbulloi 40.0 përqind (59,224) -- një diferencë prej vetëm 1,133 votash. Në qytetin e Nishit, Smiljko Kostiç i Partisë Nova Srbija fitoi garën për në bashki me 62.6 përqind të votave.