Burimi: ElectionGuide.org
Zgjedhet e para në vend që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë u zhvilluan më 6 prill 2008. Filip Vujanoviç i Partisë Demokratike të Socialistëve u rizgjodh në funksion me 58.89% të votave. Pas tij, me 19.55% të votave ishte kandidati i Listës Serbe Andrija Mandiç.
OSBE njoftoi se zgjedhjet ishin në përputhje me standartet ndërkombëtarë, por vuri në dukje se mosarritja nga partitë e opozitës që të paraqisnin një kandidat pakësoi zgjedhjet e votuesve.
Pjesëmarrja e votuesve ishte 68.2%.