Burimi: ElectionGuide.org
Në raundin e tretë të zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluara më 11 maj 2003, Filip Vujanoviç i Partisë Demokratike të Socialistëve u zgjodh në detyrë me 63.3 përqind të votave. Pas tij, me 30.8 për qind të votave, ishte kandidati Miodrag Zhivkoviç i Aleancës Liberale. Pjesëmarrja e votueve ishte 48.5 për qind.
Vujanoviç tha më 12 maj se ai do të thërrasë një referendum mbi pavarësinë pas tre vjetësh, për t'i dhënë popullit një mundësi për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tij. Tre vjet, tha ai, do të jenë të mjaftueshëm për të parë nëse bashkimi "i pazakontë" me Serbinë do të funksionojë. Vujanoviç tha gjithashtu se beson se BE do të pranojë rezultatet e një referendumi të zhvilluar në kushte të drejta dhe të lira.
OSBE njoftoi se zgjedhjet ishin në përputhje me standartet ndërkombëtarë, por vuri në dukje se mosarritja nga partitë e opozitës për të dalë me një kandidat pakësoi zgjedhjet e votuesve.