Burimet: Wikipedia, Faqja e internetit të OSBE
Republika e Malit të Zi zhvilloi zgjedhjet parlamentare të dyta të saj më 29 mars 2009. Kryeministri Milo Gjukanoviç dhe Partia Demokratike e Socialistëve e tij morrën fitoren.
Aleanca për Malin e Zi Europian (DPS-SDP) e Gjukanoviçit fitoi 47 vende, e ndjekur nga SDP Partia Socialiste e Popullit e Malit të Zi (SNP) e Sërxhan Miliç, me 16 vende. Demokracia e Re Serbe e Andrija Mandiç fitoi tetë vende dhe Lëvizja për Ndryshime pesë vende.
Partitë që përfaqësonin shqiptarët etnikë dhe pakicat e tjera gjithashtu nuk fituan asnjë vend në këto zgjedhje.
Vëzhguesit ndërkombëtarë e vlerësuan votimin të jetë zhvilluar përgjithësisht në përputhje me angazhimet e Malit të Zi ndaj OSBE, si dhe me standartet e Këshillit të Europës për zgjedhje demokratike.
Pjesëmarrja e përgjithshme e votuesve ishte 66.19%.