Burimi: Rompres.ro, ElectionGuide.org
Traian Bashesku, kandidati i koalicionit Drejtësi dhe e Vërtetë, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë në 12 dhjetor 2004, duke mundur Adrian Nastase të aleancës Partia Social Demokratike/ Partia Humaniste. Bashesku mori 5,126,794 vota (51.2 përqind) ndaj Nastases me 4,881,520 (48.7 përqind). Pjesëmarrja në raundin e dytë ishte 54080 përqind, me 10,112,262 nga 18,449,676 votues të mundshëm që shkuan në qendrat e votimit. Votimi i raundit të dytë ishte përmbysje e të parit ku Nastase fitoi me një rezultat 40.94 përqind ndaj 33.92 përqind. Përveç Basheskut dhe Nastases, disa kandidatë të tjerë konkuruan gjatë raundit të parë, duke përfshirë Korneliu Vadim Tudor i Partisë Rumania e Madhe, ultranacionaliste (12.57 përqind), marko Bela i Aleancës Demokratike Hungareze të Rumanisë (5.10 përqind), George Korolian Çiuhandu i Partisë Demokratike Kombëtare të Fshatarëve (1.9 përqind) , George Bekali i Partisë së Brezit të Ri (1.77 përqind) dhe Petre Roman i Partisë së Forcave Demokratike të Rumanisë (1.35 përqind). Votimi gjatë raundit të parë u dëmtua nga dyshimet për fallsifikim, me politikanët e opozitës dhe disa OJQ që akuzuan se Partia drejtuese Social Demokratike kishte organizuar shkelje sistematike duke përfshirë transportimin e votuesve për të votuar në disa vende votimi.
Zgjedhjet parlamentare të Rumanisë në 28 nëntor rezultuan me një diferencë të ngushtë midis aleancës së Partisë Social Demokratike/ Partia Humaniste e cila fitoi 132 vende në dhomë dhe 57 vende në senat dhe aleancës për Drejtësi dhe të Vërtetë, e cila fitoi 112 vende në dhomë dhe 49 në senat. Ultranacionalistët e Korneliu Vadim Tudor fituan 48 vende në dhomë dhe dhe 21 në senat dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve fitoi 22 vende në dhomë dhe 10 në senat. Të tjera parti të vogla fituan së bashku 18 vende në dhomë. Të mërkurën, 22 dhjetor, presidenti i sapozgjedhur Traian Bashesku i dha mandatin e formimit të qeverisë së re, kryeministrit të caktuar Kalin Popesku Tarikeanu.