Burimet: SETimes, electionguide.org
Rumunët votuan në zgjedhjet parlamentare më 11 nëntor 2008. Aleanca e Partisë Social-Demokratike (PSD) dhe Partisë Konservative (PC) fitoi ngushtë me 33.1% të votave në zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve dhe 34.16% të votave në zgjedhjet për Senatin. Koalicioni merr 51 vende në Senat dhe 115 vende në dhomë. Partia Liberal-Demokratike, e cila pasoi me vetëm 0.73% më pak në Dhomën e Deputetëve dhe me vetëm 0.59% në Senat, merr 49 vende në Senat dhe 114 vende në dhomë.
Diferenca është rreth 40,000-50,000 vota, duke e bërë këtë zgjedhjen më të ngushtë gjatë dy dekadave të kaluara. Partia Liberale Kombëtare ishte e treta, me rreth 18.7% të votave -- duke fituar 28 vende në Senat dhe 65 vende në dhomë.
Pasi rezultatet u bënë të ditura, udhëheqësi i PSD Mircea Geoana tha se Rumania kishte "dhënë një mesazh ".
Zgjedhjet u zhvilluan një ditë përpara festës kombëtare të Rumanisë, Dita e Bashkimit dhe pjesëmarrja ishte shumë e ulët, 39.26%. Shumë në qytete ishin larguar për një festë tre ditore, e cila mund të ketë pakësuar pjesëmarrjen në mënyrë të konsiderueshme. Sistemi i ri i votimit nuk lejon votimin jashtë qarkut zgjedhor të dikujt.