Burimi: Rompres.ro
Partia Social-Demokratike (PSD) në pushtet fitoi shumicën e garave për bashkitë në zgjedhjet vendore më 6 qershor 2004. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Zyra Qendrore Zgjedhore, PSD fitoi 32.17 përqind të votave në zgjedhje. Partia Liberale Kombëtare pasoi me 15.85 përqind të votave.
Zgjedhjet në vendin kandidat për në BE u zhvilluan mes kritikave të ashpra për korrupsion dhe paaftësi ndaj qeverisë së Kryeministrit Adrian Nastase.
Zgjedhjet vendore i paraprijnë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që pritet të zhvillohen në nëntor.