Burimi: SE Times, AFP
Gjorge Ivanov, kandidati i Organizatës Revolucionare të Brendshme Maqedonase – Partia Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) u zgjodh president i Maqedonisë, duke fituar 63.1 përqind të fletë-votimeve të vlefshme të hedhura në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 prill 2009. Kundërshtari i tij, Ljubomir Fërckovski i Bashkimit Social-Demokratik të Maqedonisë, morri 36.9 përqind.
Sipas Komisionit Zgjedhor Shtetëror, pjesëmarrja e votuese kapërceu 42 përqind të votuesve të mundshëm, duke përmbushur pragun e nevojshëm që rezultati zgjedhor të ishte i ligjshëm.