Burimet: SETimes, Electionguide.org
Maqedonasit u drejtuan për në kutitë e votimit në 1 qershor për zgjedhjet parlamentare të shoqëruara me krisma. Partia në qeverisje VMRO-DPMNE siguroi më shumë se 60 deputetë në parlamentin prej 120 vendesh. VMRO-DPMNE morri rreth 440,000 vota krahasuar me 215,000 të koalicionit opozitar, Djelli, të drejtuar nga Social Demokratët. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmeti morri 11.1% të votave dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), e drejtuar nga Menduh Thaçi, morri 10.2%.
Votimi u dëmtua nga përplasjet që shkaktuan vrasjen e një person dhe u plagosën të tjerët, dhe një rivotim u thirr në 187 zona votimi në 15 qershor. Një rivotim i tretë u zhvillua në 29 qershor në 15 zona votimi.
BDI morri 12.8% të votave, ose 18 deputetë në parlament, gjatë rivotimit, dhe PDSH fitoi 8.4% të votave ose 13 deputetë. Koalicioni Për një Maqedoni më të Mirë, i drejtuar nga partia në qeverisje VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski, konfirmoi fitoren e saj duke arritur 48.8% të votave. Partia opozitare SDSM fitoi 23.65%. Pjesmarrja në zgjedhjet e 1 dhe 15 qershor ishte 57%.