Burimi: Election Guide.org
Maqedonia zhvilloi zgjedhjet parlamentare të saj më 15 shtator 2002. Gara përfundoi në një fitore dërrmuese për Aleancën Së Bashku për Maqedoninë, e cila grumbulloi më shumë se 40 përqind të votave të përgjithshme. VMRO-DPMNE dhe Partia Aleanca Liberale morën numrin pasues më të lartë të votave, 20 përqind.
Dita e zgjedhjeve u shënua nga një pjesëmarrje e lartë e votuesve dhe disa incidente të dhunshëm të izoluar.
"Qytetarët e këtij vendi kanë arritur një proces zgjedhor të suksesshëm, i cili mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit, paqes dhe demokracisë në vend", tha Kimo Kiljunen, zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare së OSBE-së dhe Koordinator i Posaçëm i Zyrës Qëndore të OSBE-së, e cila udhëhoqi Misionin Vëzhgues të OSBE-së.
Këto zgjedhje parlamentare janë të parat që zhvillohen sipas Ligjit të ri mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Parlamentit. Ky ligj u botua në Gazetën Zyrtare më 25 qershor 2002. Ai u rishikua së bashku me një paketë ligjesh siç kërkohej sipas Marrëveshjes së Paqes të Ohrit.
![]() |