Burimet: cec-ko.org, SETimes
Zgjedhjet parlamentare të Kosovës u zhvilluan më 17 nëntor 2007. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e drejtuar nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Hashim Thaçi fitoi 34.3% të votave -- ose 37 vende për PDK në parlamentin prej 120 vendesh. Liga Demokratike e Kosovës që është në qeverisje u rendit e dyta me 22.6%, ose 25 vende. Aleanca për Kosovën e Re doli e treta me 12.3% që vlejnë 13 vende. Aleanca Demokratike e Dardanisë morri 10.1% të votave, që përkthehen në 11 vende, ndërsa Aleanca për të Ardhmen e Kosovës morri 9.6%, ose dhjetë vende. Sipas ligjit, 24 vendet e mbetura do të zihen nga përfaqësuesit e minoriteteve të Kosovës.
Pjesmarrja në votime ishte vetëm 40.1%, për shkak të bojkoti në masë të serbëve të Kosovës. Pesë nga 40,000 serbët me të drejtë vote, votuan.