Burimi: Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore
Rezultatet e zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovë tregojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 46.2 përqind të votave, duke marrë 47 vende në parlament. Përqindja tjetër më e madhe shkoi për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me 25.5 përqind dhe 26 vende. Njësia e sapo-formuar politike serbe e Kosovës, Aleanca Kthimi, doli nga zgjedhjet me 10.9 përqind dhe 22 vende. Njësia e tretë më e madhe politike shqiptare e Kosovës, Aleanca për të Ardhmen e Kosovës (AAK), mori 7,8 përqind të votave dhe 8 vende. Vendet e mbetura janë shpërndarë ndërmjet dhjetë grupeve të tjera, që përfshijnë romët, boshnjakët, goranët, turqit dhe bashkësitë e tjera të pakicave në Kosovë.
Parlamenti i formuar nga zgjedhjet do të përbehet prej 120 vendesh dhe do të jetë përgjegjës për zgjedhjen e qeverisë së parë të Kosovës, e cila teknikisht mbetet në Republikën Federale të Jugosllavisë, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.
Pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjet historike më 17 nëntor, në të cilat 1.25 milion njerëz ishin të përshtatshëm për të votuar, ishte 63 përqind. Mes bashkësisë shqiptare të Kosovës, pjesëmarrja ishte 65 përqind, ndërsa në bashkësinë e serbëve të Kosovës brenda Kosovës pjesëmarrja ishte 46 përqind. Në territorin e Serbisë, pjesëmarrja ishte 57 përqind dhe në Mal të Zi ishte 56 përqind.
![]() |