Burimet: setimes.com; electionguide.org
Greqia mbajti zgjedhje parlamentare të parakohshme në 16 shtator 2007, mbasi kryeministri Kostas Karamanlis bëri thirrje për votim në përpjekje për të fituar një mandat më të fortë për reformat e planifikuara.
Partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re fitoi 41.8% të votave, ose 152 nga 300 vendet në asamble, dhe një mandat të ri për qeverinë e Karamanlis. Megjithatë, shumica e partisë u rregullua si rezultat i votimit, i cili pa një mbështetje shumë në rritje për formacionet politike të vogla.
PASOK i krahut të majtë, morri 38.1%, që barazohet me 102 vende. Partia Komuniste fitoi 10 vende për një total prej 22, duke fituar 8.2% të votave, ndërsa Koalicioni i Majtë Radikal fitoi 5% dhe 14 vende. Partia e Grumbullimit Ortodoks Popullor të së djathtës ekstreme (LAOS) hyri në parlament për të parën herë. Me 3.8% të votave, ajo fitoi 10 vende.
Pjesmarrja në zgjedhje ishte 74%.