Burimet: SE Times; Election Guide.com
Partia konservatore greke Demokracia e Re (ND) korri një fitore të përgjithëshme në zgjedhjet parlamentare të mbajtuar në 7 mars 2004, duke i dhënë fund 11 viteve të drejtimit nga Lëvizja Socialiste Pan-Helenike (PASOK). ND fitoi 165 vende në parlamentin 300-vendesh dhe 45.3 përqind të votave. Pasok fitoi 40.5 përqind të votave dhe 117 vende. Partia Komuniste Greke fitoi 12 vende ndërsa koalicioni i së Majtës (Synaspismos) fitoi 6 vende.
Kreu i ND, Kostas Karamanlis mori postin e kryeministrit në 10 mars 2004.
Pjesëmarrja në votime ishte 76 përqind.
![]() |