Burimet: electionguide.org, CNN
Presidenti kroat në detyrë Stepjan Mesiç u rizgjodh në funksionin e tij për një mandat tjetër 5-vjeçar më 16 janar 2005 në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë, i zhvilluar më 2 janar 2005, nuk çoi në fitoren e një kandidati të më shumë se 50 përqind të votave.
Në raundin e dytë, kandidati Mesiç i Partisë Social-Demokratike të Kroacisë (SDP) mori 66 përqind të votave të përgjithshme, i pasuar nga kandidati i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe zëvendëskryeministri, Jadranka Kosor, i cili mori 34 përqind të votave.
"Kroacia duhet të jetë një vend modern, europian dhe demokratik me qytetatarë të kënaqur," tha Mesiç, pas fitores në zgjedhje. "Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse ne ndryshojmë shumë gjëra. Ne do të vendosim se ku do të shkojë Kroacia, në shekullin e 21-të ose do të kthehet pas në kohë. Unë ofroj shekullin e 21-të."
Pjesëmarrja e zgjedhësve ishte 51 përqind.
Për rezultatet e plota zgjedhore, kliko këtu.