Burimet: OSBE, electionguide.org
Zgjedhjet vendore u zhvilluan në Kroaci më 17 maj 2009. Partia Demokratike Kroate (HDZ) në pushtet fitoi shumicën e votave në pjesën më të madhe të qyteteve dhe qarqeve.
Partia e opozitës -- Partia Social-Demokratike (SDP) -- fitoi shumicën e votave në Zagred, Split dhe Rijekë. Fitoret e SDP dhe aleatëve të tyre erdhën si një shtytje kryesore për ish-Kryeministrin Ivica Raçan. Ai tha se SDP është tani një forcë për t’u mbajtur parasysh përpara zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme.
Vëzhguesit zgjedhorë e kanë lidhur paraqitjen e dobët të HDZ me vendimin e qeverisë për të rritur bashkëpunimin me gjykatën për krimet e luftës të OKB, që është një kusht kryesor i BE për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkim.
"Pavarësisht prej rezultateve të mira në disa qarqe dhe qytete të vegjël HDZ pësoi një humbje zgjedhore të rëndë dhe u nxorr jashtë loje në qytetet kryesorë kroatë, të udhëhequr nga Zagrebi," tha analisti politik Davor Butkoviç . "Ajo humbje është një goditje e rëndë për autoritetin politik të Kryeministrit Ivo Sanader, partia e të cilit në Zagreb fitoi pothuajse tre herë më pak vota sesa Social-Demokratët."
Pjesëmarrja e votuesve u vlerësua në më pak sesa 35%.
Për rezultatet e plota, kliko këtu.