Burimet: wikinews.org dhe OSBE
Zgjedhjet vendore u zhvilluan në Kroaci më 15 maj 2005. Partia e opozitës -- Partia Social-Demokratike (SDP) -- fitoi shumicën e votave në Zagreb, Split dhe Rijekë. Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi më pak se 16 përqind në zgjedhjet vendore.
Fitoret e SDP-së dhe aleatëve të tyre erdhën si një shtytje e madhe për ish-Kryeministrin Ivica Raçan. Ai tha se SDP tani është një forcë që duhet llogaritur përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Vëzhguesit zgjedhorë e kanë lidhur paraqitjen e dobët të HDZ-së me vendimin e qeverisë për të rritur bashkëpunimin me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, që është një kusht kryesor i BE-së për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkim.
"Pavarësisht prej rezultateve të mira në disa qarqe dhe qytetet e vegjël, HDZ pësoi një mposhtje zgjedhore të rëndë dhe u humbi në qytetet kryesorë kroatë, të udhëhequr nga Zagrebi," tha analisti politik Davor Butkoviç." Kjo mposhtje është një goditje e rëndë ndaj autoritetit politik të Kryeministrit Ivo Sanader, partia e të cilit në Zagreb fitoi pothuajse tre herë më pak vota sesa social-demokratët."
Pjesëmarrja e votuesve u vlerësua në më pak se 35 përqind.
Për rezultatet e plota, kliko këtu.