Burimi: Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore
Bullgaria zhvilloi zgjedhjet presidenciale më 18 nëntor 2001. Georgi Parvanov i Partisë Socialiste doli fitues me 53.5 përqind të votave. Parvanov mposhti Petar Stojanovin në detyrë, i cili mori 46.7 përqind të votave. Pjesëmarrja në votime ishte 54.4 përqind, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Parvanov mori kontrollin e partisë së tij më 1996. Nën udhëheqjen e tij, Socialistët vendosën të reformonin vetveten sipas drejtimeve të Social-demokratëve të Europës Perëndimore. Parvanov premtoi të vazhdonte përpjekjet për të fituar anëtarësinë e vendit në Bashkimin Europian dhe në NATO.
Shënim:
Aleanca për Bullgarinë është një organizatë e partive dhe strukturave civile të udhëhequra prej Partisë Socialiste Bullgare (BSP).