Burimi: Rrjeti i Lajmeve Bullgare; AFP
Qendrat e votimit u hapën në të gjithë Bullgarinë më 26 tetor 2003 për zgjedhjet vendore, të cilat shumë vëzhgues besojnë të jenë një parathënie e mundshme për zgjedhje parlamentare të parakohëshme. Partia Socialiste Bullgare fitoi 33 përqind të votave në 263 bashkitë e vendit. Rezultatet treguan një rënie dramatike të besimit në Lëvizjen Kombëtare Simeoni II-të në pushtet, e cila fitoi 10 përqind të votave. Bashkimi i Forcave Demokratike fitoi 21 përqind të votave dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë fitoi 10 përqind. Pjesëmarrja e votuesve ishte 47 përqind. Një numër i përgjithshëm prej 147 parti dhe aleanca politike ishte rregjistruar për të kandiduar. Për një analizë të mëtejshme të rezultateve, klikoni këtu.