Burimi: CNN; ElectionGuide.org
Bosnje-Hercegovina zhvilloi zgjedhjet e saj presidenciale më 5 tetor 2002. Presidenca tre-palëshe u fitua nga Sulejman Tihiç i Partisë muslimane për Veprim Demokratik me 37.2 përqind të votave; Dragan Çoviç i Bashkimit Demokratik Kroat me 61.5 përqind të votave dhe Mirko Saroviç i Partisë Demokratike Serbe me 35.5 përqind të votave. Pjesëmarrja e votuesve ishte 55.5 përqind.
Presidenca tre-palëshe u betua më 28 tetor 2002. Kjo ishte hera e parë pas nënëshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit që përfaqësuesit do të zgjidhen për një mandat katër-vjeçar, në krahasim me mandatin dy-vjeçar në zgjedhjet e mëparshme.