Source: (SETimes; Wikipedia)
Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës u drejtuan më 1 tetor 2006 për në kutitë e votimit për zgjedhjet e pesta të përgjithshme që nga ndarja prej ish-Jugosllavisë. Zgjedhësit votuan anëtarët e presidencës shtetërore trepalëshe, duke përfshirë një përfaqësues të tre komuniteteve etnike në vend -- boshnjak, serb dhe kroat -- po ashtu dhe anëtarët e parlamentit kombëtar.
Në zgjedhjet presidenciale, kroati Zeljko Komsiç, boshnjaku Haris Silaxhiç dhe serbi Nebojsha Radmanoviç u zgjodhën me votim të drejpërdrejt të popullit për një mandat katërvjeçar, duke zëvendësuar respektivisht Ivo Miro Joviç, Sulejman Tihiç dhe Borislav Paravac.
Në Federatën e BH-së, partia nacionaliste e Veprimit Demokratik Myslyman (SDA) fitoi 26% të votave dhe tetë vende në parlament; Partia e qendrës për Bosnje-Hercegovinën fitoi 23% të votimeve dhe 7 vende dhe Parti opozitare e Social Demokratëve (SDP) fitoi 15% të votave dhe 5 vende. Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje-Hercegovinës (HDZ BH) morri tre vende; Kroatët Së Bashku fitoi dy vende; BPS e Sefer Halilović's fitoi një vend; Partia e Popullit për Punë për Përmirësim fitoi një vend dhe Komuniteti Demokratik i Popullit fitoi një vend.
Një Republikën Srpska, Partia e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) e Milorad Dodik doli e para me 47% të votave dhe shtatë vende; Partia Demokratike Serbe (SDS) doli e dyta me 19% të votave dhe tre vende; Partia e Progresit Demokratik doli e treta me 5% të votave dhe një vend. Po ashtu morrën nga një vend Partia e Bosnje-Hercegovinës (SBH), Partia e Veprimit Demokratik (SDA) dhe Aleanca Demokratike e Popullit (DNS).
Afërsisht 55% e 2.7 milion votuesve me të drejtë vote morrën pjesë në votime.
Për rezultatet e plota, klikoni këtu.