Burimi: Election Guide.org
Bosnje-Hercegovina zhvilloi zgjedhje parlamentare më 5 tetor 2002. Në Federatën e BiH-së, Partia për Veprim Demokratik (SDA) mori shumicën e votave, me 32.4 përqind. Partia e BiH-së (SBiH) përfundoi me sasinë e dytë më të lartë të votave, me 16.2 përqind. Vende u fituan nga SDA, SBiH, HDZ-BiH, Partia Demokratike Socialiste, Federata e BiH-së -- Partia e BiH-së, Partia e Pensionistëve e Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Bashkimi Demokratik Popullor, Blloku Ekonomik HDU për Begati dhe Iniciativa e Re Kroate.
Në Republikën Sërbska, Partia Demokratike Serbe (SDS) mori shumicën e votave, me 33.7 përqind dhe Partia e Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD) u rendit e dyta me 23.4 përqind. Vende u fituan nga SDS, SNSD, Partia e Përparimit Demokratik, Partia për Veprim Demokratik, Partia Radikale Serbe, Partia Socialiste e RS-së dhe Partia e Bosnje-Hercegovinës.
![]() |