Burimet: Setimes.com; electionguide.org
Anëtari i Partisë Demokratike Bamir Topi u zgjodh në 20 korrik 2007 duke pasuar Alfred Moisiun si president i Shqipërisë, mbas katër raundesh votimesh. Zëvendës-kryetari i partisë qeverisëse demokratike morri 85 vota në parlamentin 140 vendësh -- një më shumë se minimumi kushtetues i kërkuar -- mbasi disa anëtarë të koalicionit të drejtuar nga socialistët prishën radhët dhe injoruan bojkotin që kishte ndodhur gjatë tre raundeve të mëparshme.
Sipas kushtetutës shqiptare, presidenti zgjidhet nga parlamenti. Një kandidat duhet të marri tre të pestat e votave në parlament -- nëse asnjë kandidat nuk arrin këtë mbas pesë votimesh, duhet të zhvillohen zgjedhje të reja të parlamentit. Zgjedhjet e parakohshme duhet gjithashtu të zhvillohen edhe nëse asnjë kandidat nuk votohet në përpjekjen e tretë gjatë raundit të parë të votimit.
Në dy raundet e para të votimit -- në 20 dhe 27 qershor -- Topi dhe ish-kryeministri Fatos Nano ishin kandidatët, por asnjëri nuk mundi të mbledhi votat e nevojshme. Në raundin e tretë, një kandidat i ri -- anëtari i Partisë së qendrës të Aleancës Demokratike Neritan Ceka -- ju bashkua garës, i mbështetur nga firmat e 20 anëtarëve të parlamentit.
Nano arriti i treti në raundin e tretë -- në 14 korrik -- dhe u eliminua nga gara. Në 20 korrik, Topi morri 85 vota, ndërsa Ceka morri pesë vota.