Fakte
Emri i shkurtër: TURQIA
Emri zyrtar: Republika e Turqisë
Vendndodhja: Europa Juglindore dhe Azia Jugperëndimore
Sipërfaqja: 780,580 km2
Kryeqyteti: Ankara
Pavarësia: 29 tetor 1923 (shteti pasues i Perandorisë Otomane)
Festa kombëtare: Dita e Pavarësisë, 29 tetor (1923)
Kushtetuta: 7 nëntor 1982 (Enkarta: Një kushtetutë e re, e
plotësuar me masat për reformat kryesore që synojnë të ndihmojnë lehtësimin e
pranimit të Turqisë në BE, u miratua në tetor 2001.)
Popullsia: 67,803,927 (2000)
E drejta e votës: 18 vjeç; e përgjithshme
Etnia: turq 80%, kurdë 20%
Gjuhët: turqisht (gjuha zyrtare), kurde, arabisht, armeniane,
greke
Feja: muslimanë 99.8% (75 - 80% sunitë, 15 - 20 % alevi, 5% sekte
ose grupe të tjera muslimanë), të tjerë 0.2% (të krishterë dhe hebrenj)
Gjeografi
Koordinatat gjeografike: 39 00 V, 35 00 L
Sipërfaqja: e përgjithshme: 780,580 km2 tokë: 770,760 km2 ujë: 9,820 km2
Sipërfaqja - e krahasuar: pak më e madhe se Teksasi
Kufijtë tokësore: të përgjithshëm: 2,627 km vendet kufitare: Armenia 268 km, Azerbaixhani 9 km, Bullgaria 240 km, Gjeorgjia 252 km, Greqia 206 km, Irani 499 km, Iraku 331 km, Siria 822 km
Vija bregdetare: 7,200 km
Të drejtat detare: zona ekonomike ekskluzive: vetëm në Detin e Zi: në kufirin detar për të cilin është rënë dakord me ish-BRSS deti territorial: 6 md në Detin Egje; 12 md në Detin e Zi dhe në Detin Mesdhe
Klima: e butë; e nxehtë, verë të nxehtë me dimër të butë, me lagështirë; më të ashpër në brendësi
Terreni: kryesisht male; fusha të ngushta bregdetare; rrafshnalta e lartë qëndrore (Anatolia) Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deti Mesdhe 0 m pika më e lartë: Mali Ararat 5,166 m
Burimet natyrore: antimon, qymyr, krom, mërkur, bakër, bor, squfur, xeheror hekuri, tokë pjellore, hidroenergji
Sistemi politik
Turqia është një republikë parlamentare laike e themeluar mbi parimin e
ndarjes së pushteteve në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kushtetuta
është ligji më i lartë i vendit.
Presidenti
Presidenti është kreu i shtetit dhe zgjidhet nga një shumicë prej të
paktën dy të tretat e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke (TGNA), e njohur si
Meçlis, për një mandat shtatë-vjeçar vetëm për një herë. Një kandidat, për t'u
kualifikuar për këtë funksion, duhet të jetë shtetas turk mbi 40 vjeç, i
përshtatshëm për t'u zgjedhur në TGNA dhe të ketë përfunduar arsimin e lartë.
Presidenti kryeson Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe përfaqëson funksionin e
Kryekomandantit. Në kohë lufte, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm vepron si
Kryekomandant në emër të Presidentit. Presidenti ka pushtet të shpallë ose të
kthejë ligjet në parlament për rishqyrtim, të thërrasë referendume publike, të
thërrasë zgjedhje parlamentare të reja, të emërojë Kryeministrin ose të pranojë
dorëheqjen e tij; të emërojë ose të shkarkojë ministrat; të ratifikojë dhe të
bëjë publike marrëveshjet ndërkombëtare, etj.
Presidenti: Abdullah Gul
Ekzekutivi
Pushteti ekzekutiv është në duart e presidentit dhe Këshillit të
Ministrave, i kryesuar nga një kryeministër. Kryeministri emërohet nga
presidenti prej anëtarëve të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke dhe cakton
ministrat, emërimi i të cilëve i nënshtrohet miratimit nga Asambleja e Madhe
Kombëtare Turke. Me propozim të kryeministrit, presidenti shkarkon dhe cakton
ministrat e rinj. Kryeministri ose një ministër, brenda një jave nga formimi i
një Këshilli të ri Ministrash, paraqet Programin Qeveritar përpara Asamblesë së
Madhe Kombëtare Turke, pas të cilës zhvillohet një votbesim. Përpara zgjedhjeve
të përgjithshme, ministrat e drejtësisë, punëve të brendshme dhe komunikacioneve
duhet të japin dorëheqjen nga Qeveria dhe në vend të tyre emërohen të pavarur,
asnjanës (pa lidhje politike). Këshilli i Ministrave nxjerr rregullore mbi
zbatimin e ligjeve ose çështjeve të tjera, me kusht që ato të mos jenë në
kundërshtim me ligjet ekzistuese dhe të shqyrtohen nga Këshilli i Shtetit.
Asambleja e Madhe Kombëtare Turke mund t'a shkarkojë qeverinë nëpërmjet një
votimi mosbesimi.
Kryeministër: Rexhep Tajip
Erdogan (qysh prej mars 2003)
Legjislativi
Sipas kushtetutës së vitit 1982, pushteti legjislativ i përket Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke,
(Meçlis), e cila është e vendosur në Ankara. Ajo është një organ një-dhomësh
prej 550 vendesh, që zgjidhet sipas një sistemi të përfaqesimit proporcional,
prej të drejtës zgjedhore të përgjithshme të të rriturve për një mandat
pesë-vjeçar. Vetëm partitë që kanë grumbulluar më shumë se 10 përqind të votave
kombëtare përfaqësohen në Asamble. Asambleja e Madhe Kombëtare Turke miraton,
ndryshon dhe shfuqizon ligjet; mbikqyr punën e Këshillit të Ministrave dhe e
autorizon atë të nxjerrë dekrete mbi çështje të posaçme të cilat kanë forcën e
ligjit; ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare dhe vendimet në lidhje me shtypjen
e parave, deklarimin e gjëndjes së luftës dhe pjesëmarrjen e forcave të
armatosura të vendit në operacione jashtë vendit; vendos mbi çështjet në lidhje
me dhënien e amnistive dhe faljeve, etj.
Gjyqësori
Kushtetuta e vitit 1982 deklaroi pavarësinë e gjykatave kombëtare dhe të
gjyqtarëve. Turqia ka një sistem ligjor të unifikuar të gjykatave civile dhe
ushtarake, secili me një Gjykatë Apeli që ndodhet në Ankara. Gjykata Kushtetuese
shqyrton kushtetueshmërinë e ligjeve dhe dekreteve me forcën e ligjit, si dhe
Rregullat e Procedurës së Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke. Vendimet e saj
botohen menjëherë në Gazetën Zyrtare dhe janë të detyrueshëm për të gjithë,
përfshirë pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Gjyqtarët emërohen nga
presidenti. Gjykata e Lartë e Apelit është shkalla e fundit për shqyrtimin e
vendimeve dhe gjykimeve të dhëna nga gjykatat e drejtësisë. Gjyqtarët zgjidhen
nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Këshilli i Shtetit është
gjykata më e lartë administrative. Tre të katërtat e gjyqtarëve emërohen nga
Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe një e katërta nga Presidenti.
Kushtetuta e vitit 1982 parashikoi krijimin e Gjykatave për Sigurinë e Shtetit
për trajtimin e veprave penale kundër integritetit kombëtar dhe territorial të
Turqisë, rendit demokratik, veprave penale kundër sigurisë së brendshme dhe të
jashtme të shtetit, etj. Përveç tyre, ka shumë gjykata civile dhe ushtarake më
të ulta.