Informacione nga vendi për Rumaninë

Fakte

Emri i shkurtër: RUMANIA

Emri zyrtar: Rumania

Vendndodhja: Europa Juglindore, Gadishulli i Ballkanit

Sipërfaqja: 237,500 km2 Kryeqyteti: Bukuresht

Pavarësia: 1877 nga Turqia; u shpall republikë më 30 dhjetor 1947

Festa Kombëtare: 1 dhjetor - Dita e Bashkimit (të Rumanisë dhe Transilvanisë)

Kushtetuta: 8 dhjetor 1991

Popullsia: 22,760,449 ('92) vlerësuar në 22, 395,848 ('98)

E drejta e votës: e përgjithshme, kërkohet mosha 18 vjeçare

Etnia: rumumë (89%); hungarezë (7%); romë (2%); gjermanë (>1%)

Gjuhë: rumune, gjuhët e pakicave kombëtare

Feja: të krishterë (87%); katolikë romakë (5%); protestantë; muslimanë; hebrenj

Gjeografi

Vendndodhja: Europa Juglindore, në kufi me Detin e Zi, ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës

Koordinatat gjeografike: 46 00 V, 25 00 L

Referenca në hartë: Europë

Sipërfaqja: e përgjithshme: 237,500 km2 tokë: 230,340 km2 ujë: 7,160 km2

Sipërfaqja - e krahasueshme: pak më e vogël se Oregoni

Kufijtë tokësorë: të përgjithshëm: 2,508 km vendet kufitare: Bullgaria 608 km, Hungaria 443 km, Moldavia 450 km, Jugosllavia 476 km, Ukraina (veri) 362 km, Ukraina (lindje) 169 km

Vija bregdetare: 225 km

Të drejtat detare: zona fqinje: 24 MD shtresa kontinentale: thellësia 200 m ose deri në thellësinë e shfrytëzimit zona ekonomike ekskluzive: 200 MD deti territorial: 12 MD

Klima: e butë; dimër i ftohtë, me re, me dëborë dhe mjegull të shpeshtë; verë me diell me rreshje dhe stuhi të shpeshta

Terreni: Baseni i Transilvanisë qëndrore ndahet prej Fushës së Moldavisë në lindje prej Maleve Karpate dhe ndahet prej Fushës së Valacisë në jug prej Alpeve të Transilvanisë

Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deti i Zi 0 m pika më e lartë: Moldoveanu 2,544 m

Burimet natyrore: naftë (rezervat në rënie), lëndë drusore, gas natyror, qymyr, xeherorë hekuri, kripë, tokë pjellore, hidroenergji

Gjeografia - shënim: kontrollon rrugët më të lehta të kalueshme tokësore ndërmjet Ballkanit, Moldavisë dhe Ukrainës

Sistemi politik

Kushtetuta e shpall Rumaninë republikë parlamentare dhe parashikon ekzistencën e shumë partive politike, një ndarje të pushteteve ndërmjet degëve të qeverisë, një ekonomi tregu dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Presidenti

Presidenti i Rumanisë zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli, për një maksimum prej dy mandatesh katër-vjeçarë. Ai apo ajo përfaqëson vendin në çështjet e punëve të jashtme dhe është komandant i forcave të armatosura. Sipas kushtetutës së vitit 1991, presidenti mund të mos i përkasë ndonjë partie politike.

Presidenti: Traian Basescu (që më 12 dhjetor 2004)

Ekzekutivi

Presidenti emëron një kryeministër për të kryesuar qeverinë; kryeministri zakonisht është udhëheqësi i partisë me shumicën e vendeve në parlament. Kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një qeverie që t'a ndihmojë të zhvillojë veprimtaritë e qeverisjes.

Kryeministër: Emil Bok (që nga 28 dhjetori 2008)

Legjislativi

Rumania ka një parlament dy-dhomësh, të quajtur Asambleja Kombëtare. Dhoma e ulët e tij, e quajtur Dhoma e Deputetëve, përbëhet prej 343 vendesh, prej të cilave 15 janë të rezervuara për pakicat etnike; dhoma e lartë, apo Senati, ka 143 vende. Anëtarët e të dy dhomave të parlamentit zgjidhen për mandate katër-vjeçarë, sipas një sistemi të modifikuar të përfaqësimit proporcional.

Gjyqësori

Gjykata e Lartë është autoriteti më i lartë gjyqësor i Rumanisë. Anëtarët e saj emërohen nga presidenti, me propozim të Këshillit të Lartë të Magjistratëve. Në secilin prej 40 qarqeve të Rumanisë dhe në qarkun e posaçëm të Bukureshtit ekziston një gjykatë qarku dhe disa gjykata më të ulta apo gjykata të shkallës së parë. Vendi gjithashtu ka 15 qarqe të gjykatave të apelit, në të cilat shqyrtohen ankimet kundër vendimeve të dhëna nga gjykatat lokale; ekziston e drejta e ankimit nga gjykatat e apelit në Gjykatën e Lartë. Rumania ka një Gjykatë Kushtetuese, të ngarkuar me sigurimin e një ekuilibri pushtetesh ndërmjet organeve të qeverisjes. Prokurori i përgjithshëm është zyrtari më i lartë gjyqësor në Rumani përgjigjet përpara Asamblesë Kombëtare, e cila e emëron atë për një mandat katër-vjeçar. Dënimi me vdekje u shfuqizua në dhjetor 1989 dhe është i ndaluar prej kushtetutës së vitit 1991.

Paraja dhe kursi i shkëmbimit

Udhëtim, Histori dhe tradita

thumbnail
Nabucco është një ndërmarrje e mbështetur nga BE për transportin e gazit natyror azerbajxhanas në tregun evropian. [SE
thumbnail
Flamuri i BE valëvitet pranë godinës së qeverisë në Beograd. [AFP]
thumbnail
Një ekip punon në tunelin hekurudhor Marmaraj në Stamboll. Suksesi ekonomik i Turqisë e ka mundësuar atë të paguajë para
//map
Më shumë lajme tokësore

Flamuri i Rumanisë

Harta e Rumanisë

Bio rumune