Informacione nga vendi për Maqedoninë

Fakte

Emri i shkurtër: Republika e Maqedonisë

Emri zyrtar: Republika Makedonija

Emri i gjatë vendas: Republika Makedonija/Republika e Maqedonisë

Vendndodhja: Europa juglindore, gadishulli i Ballkanit

Sipërfaqja: 25,713 km2

Kryeqyteti: Shkupi

Pavarësia: 8 shtator 1991

Festa Kombëtare: Dita e Revoltës së Ilindenit, 2 gusht 1903; e njohur gjithashtu si Dita e Shën Elijah

Kushtetuta:e miratuar më 17 nëntor 1991, hyri në fuqi më 20 nëntor 1991

Popullsia: 2,046,209 në vitin 2001

E drejta e votës: 18 vjeç; shtetesi maqedonase

Etnia: grupet: maqedonas 66.6%, shqiptarë 22.7%, turq 4%, romë 2.2%, serbë 2.1%, të tjerë 2.4% (vlerësimet më 1994)

Gjuhë: maqedonase 70%, shqip 21%, turqisht 3%, serbo-kroatisht 3%

Feja: ortodoksë lindorë 67%, muslimanë 30%, të tjerë 3%

Burimi: Libri i Fakteve Botërore i CIA-s

Gjeografi

Vendndodhja: Europa juglindore, pa dalje në det ndërmjet Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Koordinatat gjeografike: 41 50 V, 22 00 L

Sipërfaqja: e përgjithshme: 25,333 km2 tokë: 24,856 km2 ujë: 477 km2

Sipërfaqja - e krahasuar: pak më e madhe se Vermont

Kufijtë tokësorë: Serbia 62 km, Kosova 159km, Shqiperia 151 km, Bullgaria 148 km dhe Greqia 246 km.

Vija bregdetare: 0 km (pa dalje në det)

Të drejtat detare: asnjë (pa dalje në det)

Klima: e ngrohtë, verë dhe vjeshtë të thatë dhe dimër relativisht të ftohtë me rreshje të shumta dëbore

Terreni: territor malor i mbuluar me zallishte dhe lugina të thella; tre liqene të mëdhenj, secili i ndarë nga një vijë kufitare; vendi ndahet në dy pjesë nga Lumi Vardar

Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Lumi Vardar 50 m pika më e lartë: Maja e Korabit (Golem Korab) 2,753 m

Burimet natyrore: krom, plumb, zink, mangnez, volfram, nikel, xeherorë hekuri të gradës së ulët, azbest, squfur, lëndë drusore, tokë pjellore

Sistemi politik

Maqedonia është një demokraci parlamentare. Pushteti ndahet ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Kushtetuta është më i ligji i lartë i vendit.

Presidenti zgjidhet me votim popullor për një mandat pesë-vjeçar. Presidenti emëron kryeministrin. Qeveria apo këshilli i ministrave zgjidhet me shumicë votash në Sobranje.

Presidenti

Presidenti është kreu i shtetit, ai përfaqëson Republikën, është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Maqedonisë dhe kryeson Këshillin e Sigurisë kombëtare. Presidenti zgjidhet me shumicë votash në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me vota të fshehta, për një mandat prej pesë vjetësh dhe asnjë person nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate si president. Disa prej funksioneve të presidentit përfshijnë: dhënia e mandatit për formimin e qeverisë; dekretimi i emërimit apo shkarkimit të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë jashtë vendit; propozimi i gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor Republikan; emërimi i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, etj.

President: George Ivanov

Ekzekutivi

Pushtetit ekzekutiv i është dhënë qeverisë, e formuar prej kryeministrit dhe ministrave. Presidenti emëron kryeministrin, emërim që i nënshtrohet miratimit nga asambleja. Qeveria zgjidhet me shumicë votash të të gjithë deputetëve në asamble. Ajo trajton veprimtaritë qeveritare të përditshme dhe mban përgjegjësi përpara asamblesë. Qeveria paraqet ligje në asamble dhe vendos në lidhje me politikat për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të miratuara nga legjislatura. Ajo gjithashtu ka pushtet për të miratuar rregullore, si dhe akte të tjerë rregullues, që i përkasin zbatimit të ligjeve. Ajo emëron dhe shkarkon mbajtësit e funksioneve publike dhe funksioneve të tjera të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet. Administrata shtetërore përbëhet prej ministrave dhe organeve e organizatave administrative të tjera të përcaktuara me ligj.

Kryeministër: Nikola Gruevski

Legjislativi

Pushteti legjislativ i është dhënë Asamblesë me një dhomë ose Sobranie, e cila ka 120 anëtarë. Anëtarët zgjidhen me një votim nga populli prej listave të partive, duke u mbështetur në përqindjen e votave të përgjithshme që partitë marrin në secilin nga gjashtë qarqet zgjedhorë; anëtarët shërbejnë për mandate katër vjeçarë.

Zgjedhjet legjislative të fundit u zhvilluan më 1 qershor dhe 15 qershor 2008. Asambleja mblidhet në Shkup dhe është në pushtetin e saj që të ndryshojë kushtetutën dhe të miratojë ligje e rezoluta, të ratifikojë marrëveshje ndërkombëtare, etj.

Kryetari: Trajko Veljanovski i VMRO-DPMNE

Gjyqësori

Gjyqësori mbështetet në një sistem të së drejtës civile, në të cilin ai kryhen një shqyrtim gjyqësor të akteve legjislative. Courts exercise judiciary power. According to the Law on Courts of 1995, there are 27 courts of the first instance, three courts of appeal, and a supreme court. The courts are autonomous and independent. The Supreme Court of the Republic of Macedonia is the highest court in the republic, providing uniformity in the implementation of the laws by the courts. Courts judge on the basis of the constitution and laws and international agreements ratified in accordance with the constitution. The types of courts, their spheres of competence, their establishment, abrogation, organisation and composition, as well as the procedure they follow are regulated by a law adopted by a majority vote of two-thirds of the total number of representatives. Judges are granted immunity. The Sobranie decides on the immunity of judges. The performance of a judge's office is incompatible with other public offices, professions or membership of a political party. Political organisation and activity in the judiciary is prohibited. There is also a constitutional court whose judges are elected by the Sobranie.

Paraja dhe kursi i shkëmbimit

Udhëtim, Histori dhe tradita

thumbnail
Pëdoruesit celularë të Ballkanit paguajnë deri pesë herë më shumë në shpenzime roaming se sa përdoruesit në BE. [Tomisla
thumbnail
Disa komunitete islamike po përpiqen të ushtrojnë juridiksion mbi xhamitë, krerët e të cilave vijnë nga vendet e Lindjes
thumbnail
OJQ-të e rinisë greke e maqedonase u takuan në Strugë për të farkëtuar aleancat dhe për të punuar në projekte të përbash
//map
Më shumë lajme tokësore

Flamuri i Maqedonisë

Harta e Maqedonisë

Bio maqedonase